-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Momenti kur i vihet zjarri makinës së drejtoreshës në Vlorë

Kryesoret

Makina e drejtoreshës së Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës.

Makina e drejtoreshës ka qenë e parkuar në garazh në momentin që u përfshi nga flakët. Në media kanë dalë pamjet e momentit kur autori i vë zjarrin makinës.

I ati i Anjeza Shikos, Muhamet Çota ka publikuar momentin kur autori, i maskuar dhe me kapele hyri në garazh ku ishte makina, i hodhi benzinë në pjesën e parë dhe më pas i vendosi flakën.

“Ngjarja mund të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:15. Në kamerat e sigurisë pashë që dikush kishte hyrë në garazh, i maskuar, me kapele dhe kapuç gri, hodhi benzinën e vuri flakën.

Mbaroi punë e u kthye andej nga hyri. Neve na njoftoi një komshi që kishte parë tym në garazh. Morëm kovën me ujë të fiknim zjarrin edhe njoftuam policinë dhe zjarrfikësit” u shpreh Çota.

Flet babai i drejtoreshës: Ishte me kapuç, u fut brenda dhe e dogji makinën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit