-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nuk duam ta humbasim vendin tonë duke ndërtuar një destinacion turistik

Kryesoret

Për shkak të zhvillimeve pozitive në sektorin e turizmit në Shqipëri, Komisioni Europian i Organizatës Botërore të Turizmit u mblodh në Tiranë këtë të hënë për takimin e 70-të. Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën për të adresuar disa sfida që vijnë me rritjen e turizmit dhe për të mos bërë gabimet e vendeve të tjera elitare në turizëm.

Me më shumë se 10 milionë turistë vjet dhe me shifra shumë të larta gjatë 3 muajve të parë të vitit. Ky nuk është vetëm sukses, por është edhe sfidë e madhe sepse ka shumë gjëra për të cilat ne duhet të mendojmë nëse dëshirojmë që Shqipëria të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme, në rast se duam që Shqipëria të jetë destinacion ku turizmi të jetë vlerë e shtuar duke bërë bashkë njerëz nga vende nga më të ndryshmet dhe për t’i bërë ata të ndihen që kanë ardhur në Shqipëri dhe jo ndokund tjetër.

Duhet të ruajmë natyrën, të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të bukur, të mahnitshme dhe duhet t’i gërshetojmë këto të dyja që njerëzit të marrin më shumë nga puna e tyre, por nga ana tjetër edhe që të kenë mundësi të lënë më shumë nga Shqipëria për brezat e ardhshëm. Nuk duam ta humbasim vendin tonë duke ndërtuar një destinacion turistik. Unë besoj që ne nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime, nga gabimet tuaja ne duhet të nxjerrim mësime theksoi Kryeministri Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit