Gjykata e Lartë ka vendosur që të lerë në fuqi vendimin e Apelit për Sali Berishën që kërkoi lirinë nga arresti i shtëpisë ku është kyçur brenda prej dhjetorit të vitit të kaluar.
“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” njofton gjykata e Lartë.