-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja/ Takimi sekret me politikanët, kush është bosi që ndërtoi kullën në Tiranë?

Kryesoret

Në Belgjikë po zhvillohet një gjyq për 40 anëtarë të një bande mes tyre edhe shumë shqiptarë lidhur me trafikun e tonelatave kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.

Mediat kanë zbuluar detaje nga procesi. Faqja “La Libre” shkruan se të pandehurit janë takuar në Antilet Holandeze për të diskutuar për ndërtimin e një kulle në Tiranë.

“Do të ishte edhe ky ishull që do të ishte epiqendra e organizatës dhe toka e zgjedhur e liderit të saj Bashkim O. Ky kosovar, i cili ashtu si Artur S., do të vendosej në Majami, ishte shënjestruar në Spanjë nga hetimet që nga viti 2018.

Artur S. si dhe një nga të pandehurit që aktualisht po gjykohet në Bruksel, Arben I. mësohet se kanë marrë pjesë në takime në Mallorca si dhe në Itali, gjatë të cilave u diskutua për investimet në pasuri të paluajtshme të financuara nga paratë e drogës.

Hetuesit besojnë se ka pasur edhe një takim në Aruba (Antilet Hollandeze) gjatë të cilit është diskutuar investimi në një kullë në Tiranë (Shqipëri). Pjesëmarrësit udhëtuan atje me avion privat.

Zyrtarët shqiptarë thuhet se morën pjesë në këtë takim për të lehtësuar marrjen e lejeve të ndërtimit.

Kjo u mohua të hënën nga Arben I. i cili megjithatë pranon se ka, ashtu si kushëriri i tij Artur S. lidhje shumë të larta në Tiranë. Në këtë kuadër, flitet edhe për dorëzimin e një ore me vlerë 400 mijë euro” thuhet në shkrim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit