-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Formacionet zyrtare/ ‘Finale’ në Bernabeu, dëshirë ‘hakmarrje’ në Londër

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në 21:00 Champions League rikthehet me dy super sfida emocionuese.

Nga njëra anë në ‘Bernabeu’ do të luhet ajo që konsiderohet ‘finalja e parakohshme’, midis Realit të Madridit dhe Manchester Cityt.

Dy skuadrat e njohin mjaftë mirë njëra-tjetrën teksa ky është viti i tretë radhazi që përballen në një fazë me eliminimin direkt në Champions League.

Një sfidë e tretë e cila mund të thyej bilancin e rezultateve të mëparshme, deri më tani 1-1 në aspektin e kualifikimeve.

Ancelotti dhe Guardiola kanë hedhur titullarët e tyre në këtë supersfidë.

Real Madrid (4-3-3) – Lunin; Carvajal, Rudiger, Tchouameni, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius. Trajner: C. Ancelotti

Man City (4-2-3-1) – Ortega; Akanji, Stones, Dias, Gvadiol; Kovacic, Rodri; Silva, Foden, Grealish; Haaland. Trajner: P. Guardiola

Tjetër takim interesant është ai mes Arsenalit dhe Bayernit. Anglezët kërkojnë lavdinë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, ndërsa gjermanët synojnë që të shpëtojnë sezonin.

Në anën tjetër qëndrojnë dhe Arsenal-Bayern Munchen, një përballje e cila sjell me vete shumë histori.

Në Londër gjermanët vinë me një seri pozitive kundër ‘topçinjve’ teksa kanë fituar 3 sfidat e fundit në Champions ndaj tyre në shifrat totalet 15-3.

Një përballje e cila mund të rezultojnë me një hakmarrje të Arsenal.

Arsenal – Bayern Munchen

Arsenal (4-3-3) – Raya; White, Saliba, Gabriel, Kiwior; Odegaard, Jorginho, Rice; Saka, Havertz, Trossard. Trajner: M. Arteta

Bayern (4-2-3-1) – Neuer; Kimmich, De Ligt, Dier, Davies; Laimer, Goretzka; Sane, Musiala, Gnabry; Kane. Trajner: T. Tuchel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit