-sidi education-spot_img
29.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PDK për gazin amerikan: VV kundërshton projektin, koha e izolimit duhet të marrë fund!

Kryesoret

Nënkryetarja e PDK, Vlora Çitaku, me anë të një postimi në rrjetin e saj facebook ka reaguar lidhur me debatin për çështjen e gazit amerikan, duke e konsideruar si një debat për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Sipas Çitakut, Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar pothuajse çdo projekt që do t’i siguronte Kosovës më shumë pavarësi energjetike, ndërsa thotë se parteneriteti me SHBA nuk matet me deklarata por me vendime dhe projekte konkrete.

Ndër të tjera ajo shton se koha e izolimit duhet të marrë fund.

Postimi i Çitakut

Debati për gazin amerikan nuk është debat për një projekt teknik. Nuk është debat për një tubacion apo për një central energjetik. Ky është debat për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga shpallja e pavarësisë.

Në një botë ku siguria energjetike po bëhet po aq e rëndësishme sa siguria ushtarake, vendimet që marrim sot do të përcaktojnë jo vetëm mirëqenien e qytetarëve tanë, por edhe pozitën e Kosovës në hartën gjeopolitike të dekadave që vijnë.

Në botën e sotme, e cila po ndryshon vazhdimisht, pavarësia energjetike është pjesë e pavarësisë shtetërore. Luftërat moderne nuk zhvillohen vetëm me tanke dhe armë.

Ato zhvillohen me energji, me zinxhirë furnizimi, me kontroll mbi burimet strategjike dhe me aftësinë e një shteti për t’i mbrojtur qytetarët e vet nga krizat.

Prandaj, kur flasim për gazin amerikan, ne nuk flasim vetëm për energji. Ne flasim për siguri. Për ekonomi. Për diplomaci. Për partneritet strategjik. Për të ardhmen e Kosovës.
Fatkeqësisht, për vite me radhë, Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar pothuajse çdo projekt që do t’i siguronte Kosovës më shumë pavarësi energjetike. Fillimisht si opozitë, e më pas si qeveri. E shpeshherë edhe përmes formave të dhunshme.

Sot po e shohim rezultatin e kësaj politike.

Kosova po paguan energjinë më shtrenjtë se kurrë më parë. Importet e energjisë po rriten nga viti në vit. Bizneset po dëmtohen. Familjet po përballen me fatura gjithnjë e më të larta dhe gjithnjë e më të papërballueshme.
Ndërkohë, të gjitha vendet e rajonit po ndërtojnë lidhje të reja energjetike, po diversifikojnë furnizimin dhe po forcojnë sigurinë e tyre.

Vetëm Kosova ka mbetur jashtë.

Vetëm Kosova vazhdon të refuzojë një mundësi që aleati ynë më i madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka mbështetur vazhdimisht.
Partneriteti me SHBA-në nuk matet vetëm me deklarata. Ai matet me vendime konkrete. Me projekte konkrete.
Koha e izolimit duhet të marrë fund.
Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve strategjike të Perëndimit, jo spektatore e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit