-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të enjten protestë, Berisha: Veliajn do e nxjerrim për zverku jashtë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës, është shprehur se dhe 40 orë na ndajnë nga protesta para Bashkisë së Tiranës, të cilën e cilëson betejë të mosbindjes civile.

“Të dashur miq, më pak se 40 orë na ndajnë nga dita e betejës.
E mosbindjes civile.
Dita e ngritjes së qytetarëve dinjitozë të Tiranës kundër tiranisë së hajnisë, të krimit, të turpit, të poshtërimit të Erion Velisë dhe bandës së tij.
Tirana po zien sonte, këtë natë Bajrami, krahas ndjenjave të festës, pro edhe të revoltës ndaj një grupi që nuk e ka pasur kurrë në atë shtëpi që nga themelimi i saj si kryeqytet.
Tirana pret me padurim orën 11, orën e zërit të saj të fuqishëm, orën e çlirimit të shtëpisë së parë të kryeqytetit nga njeriu që është pak ta quash turp i njeriut.
Është pak ta quash turpi i qytetit.
Ai është turpi i njerëzimit, sepse Erion Veliaj, ky hajdut i shpërfytyruar, i pangopur, vendosi në Tiranë modelin e padëgjuar kund në botë, modelin e vjedhjes 100 përqind të parave të prokurimeve publike.
Në çdo dhomë, në çdo zyrë, në çdo shkresë të këtyre horrave pa moral, pa ligj, pa nder, pa dinjitet vjen erë, mban erë vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Me në krye kryehajdutin.
A nuk janë këta hajdutë njëlloj si në përrallën Ali Baba me 40 hajdutë?
A nuk është ky person pa dinjitet, pa ndjenja, i shpërfytyruar, që gënjeu qytetarët e Tiranës me pyllin e 1 milion pemëve, vetëm për të vjedhur paratë për 1 milion pemë që nuk i bleu kurrë?
A nuk është ky?
Çfarë t’i thuash këtij? Nuk duhet të prishësh gojën. Që ka zhdukur 130 milionë euro për djegësin e Tiranës dhe djegësi nuk ekziston.
Kurse pardje u thoshte qytetarëve se Tirana po pastrohet.
Po ky ëshë djegësi mo i pafytyrë?
Po a u dhanë 130 milionë euro për djegësin o i pafytyrë?
Po si mund të shkelësh ti o i pafytyrë në bashkinë e Tiranës, në zyrën e qytetarëve?
Jo mo jo. Për zverku jashtë” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit