Alarmi ka filluar të mbizotërojë në Evropë. Pas sulmit në Rusi ISIS ka paralajmëruar një sulm në stadiumet e Champions League.
Shteti Islamik ka publikuar një foto ku shfaqen katër stadiumet që do të mbahen ndeshjet e fazës së parë të çerekfinaleve të Champions League këtë të martë dhe të mërkurën më 10 prill duke kërcënuar se dot sulmojë gjatë ndeshjeve.
Media, e cila riprodhon mesazhet e ISIS-it, ka publikuar një foto ku lexon “Vritini të gjithë”, dhe në foto duken qartë pamjet e stadiumeve më të njohura të cilat do të presin ndeshjet përkatëse të Champions League.