-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita: Tirana do të vërtetën, të enjten protestë për largimin e Veliajt

Kryesoret

Grupi i këshilltarëve të opozitës në bashkinë e Tiranës nga ambientet e jashtme të godinës u bënë thirrje qytetarëve që ditën e enjte të bashkohen në protestë duke i kërkuar dorëheqjen Erion Veliajt pas arrestimit të drejtorëve.

“Ai nuk mund të fshihet pas banaqeve televizive por duhet të vijë në këshillin bashkiak dhe të japë llogari për të gjitha ato skandale që ne e kemi denoncuar, por që vijojnë që të mos e marrin këtë hajdut të pandehur.

Nuk mund të vazhdohet vetëm me bedelët e tij. Ishte ai, Veliaj që ideoi kompaninë “5D”. Ne jemi të vendosur. U bëjmë thirrje banorëve të kryeqytetit, që të enjten të vijnë në protestë në orën 11:00 përpara bashkisë së Tiranës. Të mblidhemi këtu për t’i treguar se sovrani është populli i Tiranës” tha Tedi Blushi nga PL.

Tirana do që të dijë të vërtetën. Qytetarët e Tiranës duan të dinë ku kanë shkuar paratë, 30 milionë eurot e 29 tenderave. Ai ka firmosur tendera për firmën 5D ku aksionerë ishin vetë drejtorët e tij” deklaroi Dorian Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit