-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç thotë se ka arritur marrëveshje me Francën për blerje të aeroplanëve luftarakë

Kryesoret

Serbia dhe Franca kanë arritur të martën marrëveshje që Beogradi të blejë 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rafale, ka bërë të ditur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me synim të modernizimit të forcës ajrore të këtij vendi.

Në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës në Francë, Vuçiq e ka bërë publike marrëveshjen, pas takimeve me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe zyrtarë tjerë në Paris.

Ai është takuar edhe me përfaqësuesit e kompanisë që prodhon aeroplanët Rafale, Dassault Aviation.

Franca ende nuk e ka konfirmuar marrëveshjen me Serbinë, e cila e ka një forcë ajrore kryesisht me aeroplanë të vjetër sovjetikë MiG 29 dhe pajisje tjera të kohës jugosllave.

Një blerje e tillë e Serbisë mund të shënojë largim prej furnizueses tradicionale të armëve, Rusisë, me të cilën Beogradi ruan marrëdhënie të ngrohta.

Serbia refuzon t’iu bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, pavarësisht se është kandidate për anëtarësim në bllokun evropian.

“Nënshkrimi i marrëveshjes do të ndodhë brenda dy muajsh, në prezencë të presidentit të Francës”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe, duke shtuar se Macron do ta vizitojë Serbinë në “muajt e ardhshëm”.

Vuçiq ka thënë se marrëveshja është “jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë”, duke shtuar se kështu do të hapen “kapituj tjerë, mundësi tjera për Serbinë”.

Presidenti serb nuk ka treguar sa do të paguajë Beogradi për këta aeroplanë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit