-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta uron Fitër Bajramin: Duhet të zgjidhet çështja e pronave të komuniteteve fetare

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar sot besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Meta foli për çështjet e pronave të komunitetve fetare si dhe uroi për të gjithë shqiptarët sa më shumë mbarësi.

“Ju uroj lutje të pranuara gjatë këtij muaj të madhërishëm të Ramazanit. Të kujtojmë porosinë e profetit Muhamed; të nxitojmë për punë të mira. Të bëjmë sakrificat. Iu shpërblefshin të gjitha sakrificat atyre që kanë agjëruar. Paqe dhe begati në familjet shqiptare. Ju kërkoj falje për vonesën, por qëlluam në një kohë kur erdhën dhe dy udhëheqës të dy komuniteteve tona. Tani do të shkojmë të urojmë dhe të vetmin që nuk ishte sot. I vetmi konsensus ishte se na u bashkua dhe një zonjë e maxhorancës (Spiropali).

Do të kemi dhe më shumë mbarësi nëse do t’i japim një herë e përgjithmonë zgjidhje çështjes së pronave të besimeve fetare. Që prej vitit të parë në krye të Presidencës, duke parë dhe raportet e ndërkombëtarëve për çështjet e pronave dhe moskthimin e tyre, të marra nga komunizmi apo të mbërthyera nga korrupsioni, kam kërkuar gjendjen reale nga ministria e Drejtësisë, të atyre pronave. Por kurrë nuk mora asnjë përgjigje. Dikush më tha; është e lehtë të flasësh. Por është me e lehtë të veprosh. Në këtë mënyrë u dha edhe leja e Katedrales edhe pse kundërshtohej nga aktorë të rëndësishme politikë të kohës, njëri prej tyre vijon të jetë në pushtet sepse mendonte të bënte një kullë atje, siç ka bërë ne vende të tjera. Duhen masa që të zgjidhet përfundimisht çështja e pronave të komuniteteve fetare.”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit