-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjosa Osmani uron Fitër Bajramin: Solidariteti ndërnjerëzor trashëgimi e çmuar

Kryesoret

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit, duke thënë se solidariteti ndërnjerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit është trashëgimi e jona e çmuar.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.

“Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!

Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë.

Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!”, shkruan presidentja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit