Partia Demokratike ka kundërshtuar vendimin e kryetares së Kuvendit për të rikthyer në grupin parlamentar të PD deputetët e përjashtuar disa muaj më parë, përfshirë Sali Berishës.
PD ka publikuar dokumentin e vendimmarrjes së kryesisë së PD për përjashtimet e deputeteve që Bardhi ka kërkuar të rikthehen në grup sot.
Sipas këtij dokumenti, PD zyrtare pretendon që këta deputetë nuk mund të jenë më anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Parlament, pasi ata nuk janë më as anëtarë të këtij subjekti politik.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla bëri me dije në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteve se grupi parlamentar i PD ka votuar në mbledhjen e datës 3 prill, revokimin e të gjitha masave disiplinore të ndërmarra ndaj deputetëve demokratë gjatë kësaj legjislature.