-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe ironizon opozitën: Sa drejtorë ishin të përfshirë në Gërdec?

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka mbajtur një fjalim seqancën e sotme në Parlament ku tregoi diferencat që ka mazhoranca e tanishme më atë që ka qenë dikur.
Sipas Braçes Berisha kishte kontroll mbi prokurorët dhe gjyqtarët dhe nuk lejonte të hetoheshin drejtorët e tij.
Deputeti socialist u shpreh se sot ka prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur.

‘Edhe sot në mëngjes në këtë sallë shoh se nuk ndryshon asgjë këto 34 vite. Çështjet penale i zgjidh prokuroria, çështjet politike i zgjidh vota. Kjo duhet të ishte sjellja që në fillim. Por prokurori u kap dhe më pas u fut në burg kryetari i opozitës. Dhe prokuroi i kryetarit të opozitës është avokati i kryetarit të opozitës sot. Trajektore e bukur. Ka qenë kjo sjellje. Jam gati t’ju them si quhesh Maks Haxhia e me radhë deri tek Ina Rama këtu në sallën e parlamentit. E më pas u shqua në mënyrë të pa denjë si mafia quante Silvia Contin tek filmi. Ajo që nuk ndryshon është kultura.

Kjo kultura e re kur para një akuzë penale ke vetëm avokatin dhe nëse pengon prokurorin ke një akuzë mbi kurriz, akuzë penale që cilësohet si pengim i drejtësisë. Kjo duhet të marrë fund. Nuk jam këtu të mbroj kompaninë 5D, asnjë tjetër. Të përgjigjen para prokurorit. Mos bëni si të virgjër.

Sa drejtorë ishin të përfshirë në Gërdec? Sa ishin? Nuk bën vetëm vjedhje, por edhe pjekje të gjallë, në atë furrën e madhe të korrupsionit. Si doni ta quaj Gërdec SFSHD. Po në Lalëz sa drejtorë janë të përfshirë? Ta bëjmë një bilanc. Sa do dali 5D, 6D, 7D. Po në Porto Romano sa ishin të përfshirë? Po te klubi Partizani sa drejtorë të përfshirë? Minus 1, gjenerali, sepse nuk pranoi të firmos. Po në K6, sa janë përfshirë në Kardhiq?

Cila ishte diferenca? Në atë kohë s’kishte as prokurorë as gjyqtar. Tani ka prokuror dhe gjyqtar. Kishte një kryeministër që ushtronte presion mbi çdo prokuror dhe gjyqtar. Kjo është diferenca mes nesh. Që gjithkush të mbajë përgjegjësi për atë që bën’, tha Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit