-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi/ Bardhi: Duam debat për integrimin, nuk do flasim për federatën ruse

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se është kundër vendimit të Kuvendit që nuk lejon diskutimet e deputetëve për raportin e këshillit të integrimit.

Më së pari nuk është aspak etike që t’i ndërpritet fjala kolegëve kur janë duke folur për procedurë. E dyta, nuk ka asnjë dakordësi që të mos ketë diskutim në cështje që lidhen me raportin me këshillin….(ndërhyn Nikolla) a mund ta mbaroj? Nuk ka asnjë dakordësi që të mos ketë diskutim për raportin e këshillin kombëtar të integrimit.

Ju vetëm e lexoni, ai flet kush prezanton raportin, që e prezanton kryetari dhe zv/ kryetari i këshillit të integrimit dhe për cdo cështje të rendit të ditës ka diskutim dhe ky parlament nuk e ka përherë të parë procedurën e raportimit të kryetarit dhe zv/ kryetarit. Është i disati vit, që ky këshill raporton.

Dhe gjithmonë ka pasur debat. Nuk e di për cfarë duhet të flasë kuvendi nëse nuk flet për integrimin, ju mund të doni të flasim për federatën ruse. Diskutimi i secilit koleg është i domosdoshëm se cfarë ka shkuar dhe nuk ka shkuar mirë. Janë cështje thelbësore që duhet t’i nënshtrohen debatit.

Jemi njohur dje nga stafi i Kuvendit se nuk do të ketë diskutime. Por ky është arbitrar dhe në kundërshtim me ligjin. Ne mund të mos biem dakord me raportin e kryetarit apo zv/ kryetarit. Ne duhet të flasim për integrimin dhe duhet të jetë në fokus të punës për cdo deputet. e kuptoj që e keni ngecur procesin në këto 10 vite por ne duhet të flasim si përfaqësues të qytetarëve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit