-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazment Bardhi fut Berishën në grupin e PD-së (Letra)

Kryesoret

Kryetari i grupit, Gazment Bardhi rikthen në grup parlamentar të PD-së të gjithë deputetët e përjashtuar me në krye Sali Berishën që e pezulloi Lulzim Basha për shkak të shpalljes non grata nga SHBA, por edhe të tjerët.

Tashmë, pjesë e grupit të PD do të jenë edhe deputetët e Rithemelimit. Në disa mbledhje të grupit të PD ka pasur kërkesa nga deputetë të Rithemelimit që të revokoheshin vendimet e përjashtimit.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores se Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur “Revokimi i te gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature”.

Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga  data 3 Prill 2024.

Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit” shkruhet në letrën e Bardhit që  përmban datën 9 prill 2024.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit