Projektligji për marrëveshjen me BE ka përplasur deputetët Pandeli Majko, Gazment Bardhin, Jorida Tabakun dhe Elisa Spiropalin në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë.
Pjesë nga debati
Gazment Bardhi: Nëse ju doni të silleni si noterë te qeverisë, bëjeni. Ministri duhet të jetë ne seancë. Ministrat nuk janë prezentë në seanca. Ju nuk duhet të trajtoheni si kartonë. Ne e mbështesim marrëveshjen, por kemi pyetje dhe duam garanci që fondet duhet të shkojnë aty ku duhet.
Pandeli Majko: Ajo që ngre përfaqësuesi i opozitës është e drejtë por besoj më mirëkuptojnë kur them që bëhet fjalë për një marrëveshje me BE, jo me Federatën Ruse që mund të keni pyetje sensitive. Besoj do e keni mirëkuptimin që të na lejoni të vazhdojmë me seancën.
I nderuar koleg nëse do të ishte marrëveshje me Federatën Ruse do ju lejonim ju të bënit pyetje sepse ju keni traditë dhe marrëdhënie të kahershme me Rusinë, buroni nga partia simotër e kësaj federate.
Gazment Bardhi: Ekzaktësisht ka të bëjë me BE, ne kemi pyetje duam të bëjmë pyetje në lidhje me marrëveshjen. Të vijë ministri, nëse është në një vizitë zyrtare kjo çështje të shqyrtohet seancën tjetër.
Jorida Tabaku: Një pyetje për Spiropalin, si pjesë e aneksit për projektligjin parashikohet një skedulë pagesash, a janë marrë masa për këtë dhe sa shkon pagesa vjetore?
Elisa Spiropali: E kuptoj që Tabakun e ka marrë malli për ne dhe për zhvillimin normal të seancave, por ja ku jemi e dashur.
Gazment Bardhi: Ti Elisa ngre dorën sa herë flas për fonde