-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi/ Xhaçka-Bardhit: Jeni leckë, burri im biznesmen asgjë të paligjshme

Kryesoret

Në pritje të vendimit të Kuvendit nëse do të ta dërgojë çështjen e mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese, deputetja Olta Xhaçka tha se përballë “shpifjeve që janë bërë jam menduar, të rri në këtë detyrë apo të iki dhe të shpëtoj nga ky linçim publik”. “Ti je një shpifës i rëndomtë”- i tha ajo, Gazment Bardhit. Më pas tha se bashkëshorti i saj, Artan Gaçi nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë dhe qindarkë nga shteti.

Burri im është sipërmarrës përpara se të bëhej deputet dhe u rikthye në jetën private pasi u largua nga posti i deputetit pasi nuk mund të vazhdonim të dy këtë angazhim. As unë dhe as burri im, nuk është dhënë asnjë status ekskluziv por ligjor si dhjetëra sipërmarrje të tjerë, ku është 100% privat dhe transparent. Nuk është shkelur asnjë ligj dhe nuk është bërë asnjë paligjshmëri. Investimi nuk është në tokë të falur nga kryeministri por në truall privat të blerë në mirëbesim.

Një proces hetimor i SPAK-ut ka shkuar në gjykatë si është dhënë ajo pronë dhe si është regjistruar. Emri im është futur si derri në thes. Unë dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë cm katror, asnjë qindarkë, zero. Statusi i investitorit strategjik nuk i jepet hotelerisë që kurrë mos u bëftë, por kompanisë që në një të ardhme të menaxhojë aktivitetin për sipërfaqen e plazhit përpara hotelit. Kur të kryhet investimi të vendosë apo jo shezlonet në plazh” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit