-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mandati i Olta Xhaçkës, thumbon Korreshi: Edhe unë do desha 10 mijë m2 plazh

Kryesoret

Deputeti i Rithemelimit Saimir Korreshi bëri një pronocim për mediat, ku po mbahet seanca plenare. Tema e ditës ka qenë mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka. Korreshi shprehet se Partia Socialiste duhet ta lërë çështjen të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

‘Mandati është përkeqësuar këto ditët e fundit. Për pronat e Gaçit kanë hyrë njerëz në burg. Nuk ngelet çfarë të themi. Ça frike kanë që ta gjykojë Gjykata Kushtetuese. Është hera e parë që i dalin kundër. Mendoj se sot PS duhet, meqë ka besim te GJK, duhet ta çojë. Është ajo që jep fjalën e fundit. Janë ata që edhe në vendime të mëparshme kanë vendosur.’

Nga ana tjetër, ai thotë se bashkëshorti i Xhaçkës nuk ka qenë investitor i asistuar, por strategjik pasi ka përfituar 10 mijë metra katrorë.

‘Të furtunës gotës rakisë që përmendi Xhaçka, ne nuk kemi qenë as dehur as të paditur. Jemi të bindur te interpretimi i relacionit. Pretendimet ti bëjë te Gjykata Kushtetuese. Nuk jemi në kohën e Enverit që të themi nuk duhet gjykuar Xhaçka. Po të jetë kështu hajde se po bëhemi të gjithë investitorë strategjikë. Edhe unë doja dy shezllone atje. Mirë do ishte të kisha 10 mijë metra plazh. Tja lëmë Gjykatës Kushtetuese.’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit