Në konferencën e sotme për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me hetimet për Ervis Martinajn.
Rrumbullaku zgjodhi të mos i përgjigjej kësaj pyetjeje.
Pyetja: Drejtor Rrumbullaku, a keni dijeni se deri ku kanë shkuar hetimet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt?
Rrumbullaku:Po kam një përgjigje për ju. Lëri dhe kolegët e tjerë të bëjnë ndonjë pyetje. Mirupafshim.