Mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për sistemin “TIMS”. Kryetari i këtij komisioni Ervin Salianji, në nisje të mbledhjes u ndal te arrestimi dhe pezullimi i drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, duke e cilësuar ndërhyrjen në sistemin TIMS, si një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ndonjëherë. “Një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura është ajoi e ndërhyrjes në sistemin TIMS nga Ervin Muça”, tha Salianji.