-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Jam i impresionuar nga Shqipëria, Rama zë të çmuar për raportin Kosovë-Serbi

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Francë. Ai u prit nga Presidenti Macron me ceremoni ushtarake. Kreu i shtetit francez tha se është i impresionuar nga reformat e Shqipërisë. Mbështeti procesi e negociatave.

Jeni në shtëpinë tuaj. Franca ju do ju dhe vendin tuaj. Vizita ime në Tetor në Tiranë dhe e juaja tregojnë dinamikën e bashkëpunimit. Këtu bëhet fjalë vepër për të vepruar për bashkimin e Europës për të bërë më të fortë dhe më sovrane.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës janë forcuar. Franca është angazhuar për rrugën europiane të Shqipërisë dhe më gjerë të vendeve të Ballkanit. Ne jemi bërë bashkë kundër kërcënimeve të përbashkëta.

Shqipëria ka vijuar rrugën europiane me vendosmëri. Ju mund të kemi besim tek mbështetja jonë me qëllim që negociatat të ecin sa më shpjet. Jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitetet për të avancuar. Të gjithë këto vitet e fundit, muajt e fundit nën drejtimin tuaj.

Dua të përshëndes fjalën e Shqipërisë në OKB. Ju pritët në Tiranë një samit rajonal me presidentin Zelensky. Tirana ka dhënë mbështetje për Ukrainën, kjo është tjetër mbështetje për Kievin” tha ai.

Theksoi se zëri i kryeministrit Edi Rama “është i çmuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.  Shqipëria firmosi disa marrëveshja me Francën mes tyre 120 milionë euro hua për reformën mjedisore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit