Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka falenderuar Kryeministrin Rama për vizitën në Francë. Gjatë fjalës së tij në një deklaratë të përbashkët për mediat, Presidenti Macron është shprehur se Shqipëria ka vazhduar rrugën evropiane me vendosmëri dhe ka premtuar që të besohet tek mbështetja franceze me qëllim që negociatat të ecin sa më shpejt.
“Së fundmi pritët një samit në Tiranë ku ftuat dhe Zelensky, ky ishte moment i rëndësishëm. I nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosvës, zëri juaj është i çmuar. Të bëjmë bilancin e kantiereve që kemi hapur bashkë për të forcuar partneritetin tonë në të gjitha fushat.
Gëzohem për nënshkrimin pas pak për një marrëveshje ndërqeveritare që do i japë një implus të ri bashkëpunimit tonë, sidomos në fushat kyçe, të ujit, inovcionit dhe turizmit të qëndrueshëm. Sot pasdite ju do të shkoni në stacionin F për nisjen e një Këshilli Francë-Shqipëri për inovacionin.
Agjencia Franceze e Zhvillimit do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e saj dhe nënshkrimi i një huaje prej 120 milionë hua për reformën mjedisore dhe një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit do të lejojnë të kapërcejmë këto etapa. Kultura dhe arsimi në zemër të shkëmbimeve tona.
Të gjitha këto përbëjnë një premtim të bukur për marrëdhëniet tona dy palëshe. Sa e admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj për miqësinë dhe ndjenjat e thella evropiane. Ne i kushtojmë rëndësi kësaj dhe kjo është e rëndësishme për ne” tha ai.
Macron: Jam i impresionuar nga Shqipëria, Rama zë të çmuar për raportin Kosovë-Serbi