-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama krenohet me besnikërinë në Francë: Nëse do të keni nevojë thërrisni një shqiptar

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Paris, ku është pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron. Shefi i Élysée-së deklaroi se Franca është e impresionuar nga ecuria e reformave në Shqipëri. Macron përgëzoi Ramën për zërin që Shqipëria ka pasur deri më sot në rajon, në çështjet e Kosovës, por edhe në arenën ndërkombëtare.

“Përtej vizitës tuaj në Shqipëri, ka pasur një vijim, pasi janë gjëra që po ndodhin, ka projekte. Tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku ka nisur investime për njohjen dhe investimin francez për parqet fotovoltaike të rajonit. Është shkolla 42, që po hap dyert fal mbështetjes tënde dhe falë personalitetit vërtet të jashtëzakonshëm të zotërisë.

Macron: Jam i impresionuar nga Shqipëria, Rama zë të çmuar për raportin Kosovë-Serbi

Dua të bëjmë më shumë, sot ishim me Medefin, duke ka shumë interes dhe do ti presim me krahë hapur për çdo gjë që vjen nga Franca. Kur Franca mbërrin nuk është çështje parash, është çështje njohjeje kulture. Të kesh më shumë Francë do të thotë të kesh më shumë burime. Jemi pro francez, sepse mendoj se të jesh pro francez do të thotë të jesh etalon i të qenit Europian. Nuk mund të jesh pro Europë pa qenë pro francez.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje i nivelit të lartë mes qeverive do të na hap dyert, mundësi të reja për të pasur edhe më shumë Francën në Shqipëri. Për të qenë në majë, për të treguar se Franca nuk është vetëm një vend që e shohim me admirim.

Macron: 120 milionë € hua Shqipërisë për reformën mjedisore

Franca do të bëjë pjesë në të tashmen, si një mbështetje  e prekshme. Vetëm mund të them faleminderit. Në emër të gjithë shqiptarëve. Që të them të drejtën kanë qenë disi skeptik lidhur me Francën para disa vitesh. Por ne kemi një aftësi besnikërie që është unike. Nëse do të keni nevojë një ditë kur jeni në nevojë thërrisni një shqiptar dhe ai do tju ndihmojë shumë,” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit