-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Malltezi: Arrestimi i Berishës, strategji e mirëmenduar për djegien e mandatit të tij

Kryesoret

Argita Malltezi ka dalë sot në një deklaratë për mediat së bashku me avokatët e Berishës. Malltezi ritheksoi dhe një herë se qartësisht ky është një urdhër i Edi Ramës i cili kërkon t’i djegë mandatin kreut të opozitës.

“Vendimi që daton 29 mars të këtij viti zgjat afatin e hetimit deri në korrik të vitit 2024, ndërkohë që nuk sjell asnjë provë të re, përveçse një ripërmbledhje të atyre që janë paraqitur në vendimin e gjykatës të tetorit.

Vetëm në 8 rreshta është argumentimi se pse po zgjaten hetimet. Argumentimi nuk ka asgjë konkrete, veç thuhet se çështja është komplekse dhe na duhet më shumë kohë.

Duke qenë në fazë hetimi, lideri i opozitës rri në arrest shtëpie, po ashtu edhe Jamabër Malltezi, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë argument, thjesht me vendim të Spak-ut.

Ky është de facto zgjatje e masës së arrestit shtëpiak sepse i tillë është urdhri i Edi Ramës.

Kjo është një strategji e mirëmenduar dhe kriminale e SPAK që synon vetëm humbjen e mandatit të Sali Berishës në mandat dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral,” tha Malltezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit