-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident fatal në Itali, humb jetën shqiptari 58-vjeçar

Kryesoret

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali. Në orët e para të pasdites të së enjtes, 11 Prill, një punëtor humbi jetën, me sa duket për shkak të një shembjeje ose fundosjeje të ndodhur në një zonë ku po zhvillohej një gërmim ndërtimi.

Viktima është një punëtor shqiptar 58 vjeç, banues në provincën e Bergamos, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë menjëherë.

Mësohet se viktimë ka mbetur Përparim Tafa, i cili jetonte në Martinengo me gruan dhe dy vajzat.

Dinamika e saktë e ngjarjes nuk është ende e qartë, ndërsa thuhet se shqiptari mund të jetë mbytur nga disa panele mbajtëse që po vendoste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit