-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake marrëveshje, Veliaj: Tirana e 10 milionë turistëve…

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla ishin pjesë e ceremonisë për firmosjen e një marrëveshje bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake.
Ky bashkëpunim kishte për qëllim ushtrimin e funksioneve të tyre në shërbim të rendit në komunitet, mbrojtjen e shëndetit të njerëzve e sigurisë publike, si dhe disiplinimin, kontrollin dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në Tiranë.

“Në përpjekjet tona për të ndërtuar infrastrukturën shkollore, jo vetëm për llaç e tulla, por kryesisht për të krijuar një habitat, një komunitet të sigurt, unë besoj se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake kanë rolin kryesor. Nuk janë kangjellat ato që na ruajnë, por janë njerëzit me uniformë” U shpreh Veliaj.

“Jemi këtu për të njoftuar një qasje të re të Policisë së Shtetit, për të ndërtuar një aleancë edhe më të fortë me njësitë e qeverisjes vendore. Jo pa shkak Tirana është e para, jo pse është kryeqyteti, por se kemi gjetur te Tirana, te gjithë stafi i Bashkisë së Tiranës, në mënyrë të veçantë te Policia Bashkiake, një partner të rëndësishëm për të kryer detyrat tona të rëndësishme, të cilat i kemi një pjesë të madhe të përbashkëta dhe sot çelim një fazë të re të institucionalizimit të këtij bashkëpunimi. Koordinimi më i mirë mes të gjitha agjencive ligjzbatuese po rrit efikasitetin tonë në parandalimin e krimeve në mbrojtjes e jetës së qytetarëve, duke na garantuar, sikurse tha kryetari i bashkisë, një nivel tjetër sigurie publike, duke e bërë kryeqytetin e Tiranës si një prej qyteteve me nivelin më të mirë të sigurisë publike.” përfundoi Balla

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit