Zbardhen detaje të reja nga dosja e prokurorisë së Durrësit për operacionin që zhvilloi ditën e sotme brenda Kadastrës duke arrestuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të këtij institucioni për tjetërsim të pronës shtet në duart e privatit.
Bëhet fjalë për 448 mijë metra katrorë tokë shtet që është kaluar në favor të privatit. Pjesë e kësaj është dhe prona prej 151 metra katrorë afër Universitetit Aleksandër Moisu, m2, në lagjen nr. 15 të Durrësit.
Policia e Durrësit informon se është vendosur sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme që dyshohet se është përfituar nga Lirim Xhameta dhe Dashnor Taulla.
Pesë persona janë arrestuar, 2 në kërkim ndërsa për 9 është dhënë masa e sigurisë detyrim me paraqitje.
Të arrestuarit janë;
Lirim Xhameta 58 vjeç dhe Dashnor Taulla 61 vjeç të dy banues në Durrës për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ardit Kërtusha 33 vjeç dhe Gjovalin Ndoci 44 vjeç të dy banues në Durrës për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
Leonard Kadrimi 35 vjeç banues në Durrës ish-drejtor i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.
Në kërkim;
1.M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
2.K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ardit Kërkusha është një emër i njohur për publikun. Ai ka qenë kandidat për kreun e PS në Durrës dhe ish-kryetar i FRESSH.
Në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua Lulzim Bashës duke lëshuar akuza për Vangjush Dakon dhe kupolën e PS-së.
Më 16 maj të 2022, Ardit Kërtusha i shpëtoi një atentati në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy.
Aksion brenda Kadastrës së Durrësit, 5 në pranga, 2 në kërkim, 9 detyrim paraqitje








