-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetërsuan tokën/ Kush është armiku i socialistëve që u arrestua në Durrës

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dosja e prokurorisë së Durrësit për operacionin që zhvilloi ditën e sotme brenda Kadastrës duke arrestuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të këtij institucioni për tjetërsim të pronës shtet në duart e privatit.

Bëhet fjalë për 448 mijë metra katrorë tokë shtet që është kaluar në favor të privatit. Pjesë e kësaj është dhe prona prej 151 metra katrorë afër Universitetit Aleksandër Moisu, m2, në lagjen nr. 15 të Durrësit.

Policia e Durrësit informon se është vendosur sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme që dyshohet se është përfituar nga Lirim Xhameta dhe Dashnor Taulla.

Pesë persona janë arrestuar, 2 në kërkim ndërsa për 9 është dhënë masa e sigurisë detyrim me paraqitje.

Të arrestuarit janë;

Lirim Xhameta 58 vjeç dhe Dashnor Taulla 61 vjeç të dy banues në Durrës për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ardit Kërtusha 33 vjeç dhe Gjovalin Ndoci 44 vjeç të dy banues në Durrës për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; 

Leonard Kadrimi 35 vjeç banues në Durrës ish-drejtor i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

Në kërkim;

1.M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

2.K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ardit Kërkusha është një emër i njohur për publikun. Ai ka qenë kandidat për kreun e PS në Durrës dhe ish-kryetar i FRESSH.

Në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua Lulzim Bashës duke lëshuar akuza për Vangjush Dakon dhe kupolën e PS-së.

Më 16 maj të 2022, Ardit Kërtusha i shpëtoi një atentati në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy.

Aksion brenda Kadastrës së Durrësit, 5 në pranga, 2 në kërkim, 9 detyrim paraqitje

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit