-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Hajdutëria në piedestal’, reagon ashpër Tabaku

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me taksën për profesionet e lira. Tabaku thekson me anë të një postimi në rrjetet sociale se drejtoria e Tatimeve ka njoftuar këstet për tatimin e tyre. Ajo shton se njoftimet e publikuara dhe që i kanë dërguar në masë nga profesionistët e lirë janë abuzuese.

Sipas saj, nxitimi i Drejtorisë së Tatimeve është ajo e një qeverie që do të përfitojë nga rasti për t’u marrë djersën e ballit një shtrese që punon për të rritur të ardhurat sipas ligjit dhe që vë në funksion të shoqërisë dijen dhe eksperiencën e tyre.

“Nxitimi i Drejtorisë së Tatimeve është ajo e një qeverie që do të përfitojë nga rasti për t’u marrë djersën e ballit një shtrese që punon për të rritur të ardhurat sipas ligjit dhe që vë në funksion të shoqërisë dijen dhe eksperiencën e tyre.

Çfarë është ky sistem ku puna penalizohet? ku sipërmarrja “gjobitet” e hajdutëria ngrihet në piedestal? A e mendoni një sipërmarrës ekonomist apo audities, një farmacist a një të ri ne fushën e teknologjisë së informacionit se çfarë modeli i ofrojmë? Mbitaksojmë padrejtësisht iniciativën e lirë e promovojmë me lehtësira fiskale dhe zero taksa korrupsionin në tendera e koncesione!

Gjykata kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim padinë e grupit parlamentar të PD dhe palëve të interesuara si auditët, kontabilistët, juristët e noterët që janë tashmë të depozituara.” thuhet në njoftimin e Tabakut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit