-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi i gjyqtarit në Shkodër, Manja: Akt i shëmtuar burracakësh

Kryesoret

Një reagim ka ardhur nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja në lidhje me sulmin që iu bë gjyqtarit Tonin Sterkaj në banesën e tij në Shkodër.

Nëpërmet një ragimi në rrjetet sociale Manja u shpreh se i ka shprehur gjyqtarit Sterkaj dhe familjes së tij, mbështetjen e plotë.
Gjithashtu Manja ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të sulmit ndaj gjyqtarit të Shkodrës.

“Me Tonin Sterkajn më ka njohur puna si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe. Si mik dhe si koleg, sot, i kam shprehur Toninit dhe familjes së tij gjithë mbështetjen time!

Si Ministër i Drejtësisë, kërkoj nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë, por që nuk do ia arrijnë dot, aq më tepër me Tonin Sterkajn, gjyqtarin më të vjetër e më me përvojë që ka sistemi i drejtësisë sot në juridiksionin e shkallës së parë!

Sot jam në krah të Toninit dhe familjes së tij dhe jam i bindur se drejtësia do triumfojë dhe në këtë rast!”,-shkruan Manja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit