Një gol në minutat e fundit i dha fitoren Tiranës ndaj Kukësit në ‘Air Albania’.
Rreziku i parë drejt portës erdhi në minutën e 10-të, me Beshiraj që testoi aftësitë e portierit Abdullahur. Pak më pas, Jonuzi shkaktoi drithërima në stadium, gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.
Në minutën e 17-të, verilindorët shpëtuan nga pësimi i një goli, teksa portieri Tafas i tha jo Patrick-ut. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve. Ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli e filloi mirë pjesën e dytë, Beshiraj “flirtoi” me golin. Në minutat e fundit, kujdesi në prapavijë u shtua tek të dyja skuadrat. Goli i fitores te bardheblutë mban firmën e Abazaj, në minutën e 88-të.
Me fitore Tirana renditet në vendin e katërt me 43 pikë, po aq sa ka Dinamo që nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave. Komplikohet në maksimum mbijetesa e Kukësit, skuadër që mbyll klasifikimin me 26 pikë.