-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana gëzon 3 pikët, Kukësi prek fundin

Kryesoret

Një gol në minutat e fundit i dha fitoren Tiranës ndaj Kukësit në ‘Air Albania’.

Rreziku i parë drejt portës erdhi në minutën e 10-të, me Beshiraj që testoi aftësitë e portierit Abdullahur.  Pak më pas, Jonuzi shkaktoi drithërima në stadium, gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Në minutën e 17-të, verilindorët shpëtuan nga pësimi i një goli, teksa portieri Tafas i tha jo Patrick-ut. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve. Ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli e filloi mirë pjesën e dytë, Beshiraj “flirtoi” me golin. Në minutat e fundit, kujdesi në prapavijë u shtua tek të dyja skuadrat. Goli i fitores te bardheblutë mban firmën e  Abazaj, në minutën e 88-të.

Me fitore Tirana renditet në vendin e katërt me 43 pikë, po aq sa ka Dinamo që nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave. Komplikohet në maksimum mbijetesa e Kukësit, skuadër që mbyll klasifikimin me 26 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit