-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy gra dhe një i mitur të lënduar, arrestohet shkaktari i aksidentit në Shëngjin

Kryesoret

Është vënë në pranga shoferi 63-vjeçar i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Shëngjin, ku në gjendje të dehur, është përplasur me dy mjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosura dy gra dhe një fëmijë i mitur.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot, rreth orës 17:20, në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit