Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit, por shkalla e kësaj përgjigjeje ende nuk është përcaktuar.
Një zyrtar izraelit i tha CNN duke shpjeguar se Tel Avivi duhet të vendosë nëse do të “thyejë të gjitha pllakat” ose të marrë një qasje më të matur. Opsionet e ndryshme, shtoi ai, duhet të diskutohen në mbledhjen e kabinetit të luftës.
Konfrontimi midis Iranit dhe Izraelit “nuk ka përfunduar ende”. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant e tha këtë pas lëshimit të mbrëmshëm të dronëve dhe raketave nga Teherani kundër shtetit hebre.
“Shteti i Izraelit u sulmua me qindra raketa” dhe dronë – kujtoi ai – dhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) “e bllokuan këtë sulm në një mënyrë mbresëlënëse”.
Ministri më pas u kërkoi izraelitëve të qëndronin “vigjilentë dhe të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të publikuara nga IDF dhe Komanda e Frontit të Brendshëm”. Gallant theksoi se Izraeli “duhet të jetë i përgatitur për çdo skenar”.