-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu: Izraeli, nën një agresion të egër të Iranit!

Kryesoret

Izraeli, nën një agresion të egër të Iranit!

Agresion ai, që fatmirësisht dështoi me shkatërrimin në ajër të dronëve e raketave të Iranit, nga sistemi i mbrojtjes së Izraelit.

Me mbështetjen e përfshirjen direkte krah tij, të ShBA e Britanisë së Madhe kjo.

Ishte pa dyshim një veprim aventuresk në rrugën e provokacioneve për të zgjeruar konfliktet në Lindjen e Mesme dhe me tej, ai i agresionit iranian.

Një hap në vazhdim të politikave të nxitura nga mentalitete ekstremiste, fondamentaliste, terroriste të atij vendi, qe po ushqen vetëm destabilizim.

Që mbrëmë pësuan një disfatë, por gjithesesi në një terren pa stabilitet, veçanërisht kur të tilla qëllime janë akoma prezente.
Sidoqoftë thelbesore e garanci ishte e është involvimi i plotë i ShBA e vendeve të tjera Përendimore, si ndodhi edhe mbrëmë, në përballje me terrorizmin e shtetet terroriste.

Qoftë edhe për të penguar përshkallëzimin e asaj gjendje, si objektiv afat shkurtër.

Ndërkaq Shqipëria duke u solidarizuar me Izraelin e mbështetur atë në përballje me këtë agresion, është e duhet të jetë në krah të ShBA, të cilën ne duhet ta ndjekim hap pas hapi në atë zone kaq të komplikuar.

Duke shpresuar e uruar që këto akte të mos përsëriten, për të filluar të lindin aty shpresat për paqe.

Si të vetmet, që do të mund “shërojnë” gradualisht vuajtjet e thella të popujve të asaj zone.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit