Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka deklaruar se për sa i përket mandatit të Olta Xhaçkës është zbatuar 100% vendimii Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk është e vërtetë që ne nuk respektojmë vendimin e gjykatës kushtetuese. Vendim i i Gjykatës Kushtetuese thotë se shfuqizohen vendimet e kuvendit. Nuk shtrohet çështja nëse është zbatuar ose jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i gjykatës është zbatuar.
Mos bini pre e spekulimeve, është zbatuar 100% vendimi i gjykatës, aty shprehte qartë se çfarë përmban. Nuk përmban ndonjë detyrim. Sot kemi një vendim tjetër që propozoi këshilli për mandate dhe rregulloren kuvendit, që siç e dini votoi.”