SPAK ka mbyllur hetimet për personat e arrestuar në lidhje me dosjen ‘Metamorfoza’, ku të përfshirë janë drejtues të lartë të policisë, biznesmenë si dhe njerëz të njohur të botës së krimit.
Akuzat u janë komunikuar Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës.
Po ashtu ish-shefit të operacionales Oltion Bistrit të cilit i është hequr akuza e shpërdorimit të detyrës, por i adresohet vepra e korrupsionit.
Njëherazi ish-zyrtarit tjetër të policisë Ardit Hasanbegaj që në mbyllje të hetimeve dyshohet se ndihmoi Bajrat gjatë planeve të tyre për të vrarë Ibrahim Licin dhe Dorjan Dulin.
Identifikimi i tyre u bë nga përgjimet e bisedave në aplikacionin SKY teksa porosisin apo dështojnë për të eliminuar kundërshtarët.
Për sa i përket Ervis Martinajt, SPAK ka veçuar hetimet.