Një grua u vra sot në Pejë të Kosovës nga burri i saj. Dyshohet se autori është Edmond Lajqi. Ai kishte qenë i dënuar për dhunë në familje. Lajqi në vitin 2021 ishte dënuar me 400 euro.
Klan Kosova mëson se emri i viktimës është Gjyljeta Ukella. I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Kjo është vrasja e dytë brenda pak ditëve në Kosovë. Të premten (12 prill) është vrarë me armë zjarri një 21-vjeçare në Ferizaj në Qendrën për Punë Sociale.