-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ishuj artificialë’, qeveria i jep KKT edhe menaxhimin e hapësirës detare

Kryesoret

Propozimet e qeverisë për zgjerim kompetencash të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi hapësirën ujore dhe përshpejtimin e procedurave për Investimet strategjike u pritën me kritika në Kuvend. Sipas opozitës, projektligji u shërben oligarkëve duke u dhënë trajtim preferencial.
Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe ai për Veprimtarinë Prodhuese e Mjedisin shqyrtuan të martën projektligjin e qeverisë për ndryshimin e ligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, një draft propozimesh që parashikon “one stop shop” për aplikimet me leje dhe shtim kompetencash për Këshillin Kombëtar të Territorit.

Sipas draftit, këtij organi do t’i bashkohet jepet e drejta e zhvillimit të hapësirës ujore të vendit duke i ndryshuar emërtimin në “Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit” (KKTU), si dhe të krijojë një mekanizëm të përshpejtuar për aplikuesit për leje ndërtimi, ku çdo dokument që duhet nga agjencitë dhe institucionet e tjera shtetërore do të sigurohet nga një sekretariat teknik i posaçëm.

KKTU, sipas ndryshimeve, do të miratojë leje dhe autorizime për përdorimin e burimeve ujore, ndërtimin e porteve, ishujve artificialë në det, strukturat mbrojtëse, etj., si dhe hartimi i “Planit Kombëtar të Hapësirës Detare”.

Po ashtu, nën një nen të cilësuar “stimuj zhvillimi” projektligji parashikom “procedura të përshpejtuara apo incentiva zhvillimi për investitorë apo kërkesa të caktuara” në dy raste; investime strategjike dhe zhvillime komplekse brenda brezit bregdetar.

Deputetët e opozitës kundërshtuan ndryshimet duke akuzuar qeverinë dhe mazhorancën se po krijojnë ligje me porosi që u shërbejnë vetëm pak personave. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit