Agron Bejdolli i cili konsiderohet si krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut” është arrestuar ditën e sotme për tentativë pengmarrjeje.
Ndaj tij Gjykata e Durrësit ka caktuar në datën 02.05.2023 masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Heqje e pashmangshme e lirisë”.
Më 02.10.2022, në Maminas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë Bejdolli i ka hequr lirinë shtetasit Indrit Beqiraj, banues në Durrës.