-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha takon kryeparlamentarin ukrainas, zbardhen bisedimet

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin ukrainas, Ruslan Stefanchuk.
Basha u shpreh se kishin biseduar për situatën në Ukrainë dhe nevojën për të shtuar përpekjen për ndihmë.
Postimi i kreut të PD, Lulzim Basha:

Kënaqësi që në prag të nisjes së diskutimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës të takoja kryetarin e Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk.

Diskutuam situatën atje dhe nevojën për të shtuar përpjekjen në ndihmë të Ukrainës. Fitorja e Ukrainës jo vetëm që do të fuqizojë kauzën e demokracisë, por gjithashtu do të rrisë sigurinë evropiane.

Me shprehu mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën e paraqitur prej meje.

Jam i lumtur që m’u dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjës edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.

Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standardet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit