Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën me gjykim të shkurtua për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
Sipas hetimeve Irgen Kërçyku që ishte avokati i shtetit në 2017 i ka marrë Lahos një shumë parash prej 900 mijë lekësh në mënyrë që ai të mos merrte pjesë në procesin gjyqësor për abuzimin me 45 mijë metër katrorë tokë në Gjirin e Lalzit.
Në seancën me datë 24 dhjetor në orën 12.00 prokuroria e posaçme do të lexojë pretencën për Lahon, i akuzuar për veprën penale “korrupsion aktiv”.









