Ditën e sotme PS do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve në kuadër të procesit të rienergjizimit.
Mësohet se kryesocialisti Edi Rama, nuk do të jetë pjesë e takimit, ndërsa mbledhja do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.
Në këtë takim pritet që të bëhet një analizë e punës në terren dhe drejtuesit e qarqeve të raportojnë mbi prioritetet e vendosura nga Rama për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e qershorit.
Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.