-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me avion privat drejt Britanisë, The Sun: Gangsterët shqiptar ngritën një perandori kontrabande

Kryesoret

Një hetim 8-vjeçar ka nxjerrë zbuluar skemën e shqiptarëve për të mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ndryshe nga herët e tjera kur flitet për gomone apo kamion, në këtë rast bëhet fjalë për avion privatë.

The Sun ka publikuar disa detaje nga ky operacion i koduar Micropus, pas hetimeve 8-vjeçar, që çoi pas hekurave Myrteza Hilajn dhe Kreshnik Kadenën i dhe 4 falsifikues që që prodhonin mijëra dokumente identiteti për migrantët, duke përfshirë certifikatat që i lejonin ata të gjenin punë në kantiere.

‘Gangsterët e pacipë shqiptarë’ siç i konsideron The Sun, Hilaj dhe Kadena ishin pjesë e një bande mbarë europiane që u ngarkonte kryesisht emigrantëve shqiptarë deri në 10,000 £ për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, me avionë të vegjël privatë.

Operacioni përfshinte rreth 100 policë, oficerë të emigracionit dhe kufirit nga e gjithë Evropa.

Policët thonë se Hilaj, 50 vjeç, ishte fiksues i bandave të kontrabandës duke përdorur kamionë, ndërsa Kadena, 37 vjeç, ishte pika e kontaktit për pilotët që transportonin shqiptarë në Britani.

Oficeri i lartë hetues Saju Sasikumar, i Agjencisë Kombëtare të Krimit , tha: “Hilaj pothuajse po luante rolin e një agjenti udhëtimi, duke i vendosur migrantët në vendin e duhur dhe duke i lidhur ata me njerëzit e duhur në Francë dhe Belgjikë për të lehtësuar udhëtimin e tyre në MB.”

NCA dyshon se Hilaj po përpiqej gjithashtu të rekrutonte drejtues kamionësh në operacion pasi kishte lënë një shënim të rastësishëm në xhamin e përparmë të një automjeti në shërbimet Thurrock në M25.

Oficeri Sasikumar i tha The Sun: “Ai dhe një bashkëpunëtor vendosën një shënim në xhamin e përparmë të një kamioni me mesazhin ‘më telefono’.

“Vlerësimi ynë ishte se ata po përpiqeshin të rekrutonin shoferë të gatshëm të sillnin emigrantë në MB.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit