-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia iu ‘qep’ nga pas, kapen me 180 kg marijuanë dy shqiptarët në Spanjë

Kryesoret

Dy shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga nga personeli i Gardës Civile në Almeria të Spanjës, pasi u kapën me rreth 180 kg marijuanë.

Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i një monitorimi të gjatë. Dy shqiptarët kishin tërhequr vëmendjen e një patrulle e cila ishte informuar se ata kultivonin sytha kanabisi në shtëpinë ku jetonin. Gjatë vëzhgimit, personeli i Gardës Civile vëzhgoi lëvizjen e personave dhe automjeteve të ndryshme.

Dy orë pas fillimit të operacionit, patrulla të ndryshme përgjuan dy automjete në dalje të shtëpisë, me dyshimin se njëra prej tyre mund të përdorej për transportin e lëndës narkotike, duke dhënë rezultat pozitiv kur pas identifikimit të shtetasve të saj dhe këqyrjes së mjeteve, u konstatua se e dyta ishte e ngarkuar plotësisht me sytha marijuane, të ambalazhuar në vakum dhe etiketuar sipas varietetit dhe përqindjes së THC-së, kështu që banuesit, dy burra me kombësi shqiptare, u arrestuan.

Pas marrjes së autorizimit gjyqësor përkatës, personeli i Gardës Civile përgjegjës për hetimin kreu kontrollin e banesës, ku gjeti paketime të shumta me etiketa të ndryshme, disa kuti çanta të reja, dy makina ambalazhimi me vakum, një peshore dixhitale etj, të cilat zakonisht përdoren për zhvillimin e kultivimit të marijuanës në ambiente të mbyllura. Përveç afro 170 thasëve me sytha të ambalazhuar, rreth 180 kg, në mjetin e kapur më parë është gjetur edhe një makineri ambalazhimi dhe produkte të ndryshme dezinfektimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit