-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, ja çfarë kërkohet

Kryesoret

UASHINGTON – Një projektligj ndërpartiak që synon angazhim më të shtuar të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor u miratua të martën nga Komisioni për Çështje të Jashtme të Senatit amerikan dhe iu dërgua Senatit për shqyrtim.

Ky projektligj vjen në një kohë të tensioneve të shtuara në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Sot Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan u dërgoi shteteve të Ballkanit Perëndimor mesazh për një angazhim të ripërtërirë duke bërë përpara me këtë projektligj ndërpartiak. E kam shkruar këtë projektligj duke u përqëndruar tek mundësia për të thelluar përkushtimin tonë dhe investimin në rajon përmes forcimit të marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik si dhe për të vënë në pah mjetet që kanë Shtetet e Bashkuara për t’iu dhënë përgjigje ndikimit keqdashës, korrupsionit dhe përpjekjeve të tjera që synojnë të minojnë aspiratat demokratike të rajonit”, tha për Zërin e Amerikës Senatorja Jeanne Shaheen.

“Është me rëndësi të theksohet se nëse miratohet në ligj, ai do t’i shndërrojë në ligj urdhrat ekzekutivë ndaj akteve korruptive dhe që bien ndesh me marrëveshjen e Dejtonit në Ballkanin Perëndimor, duke e bërë të qartë që Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë përpjekjet për të minuar paqen dhe stabilitetin në rajon”, shtoi senatorja Shaheen.

Javën e kaluar, në një dëshmi para Komisionit për Forcat e Armatosura të Senatit, Komandanti i Komandës amerikane në Evropë, Gjenerali Christopher Cavoli tha se NATO-ja është në proces të shtimit të forcave dhe armatimeve të rënda në misionin paqëruajtës në Kosovë. Ai fajësoi Rusinë se po nxit “tensionet ndëretnike” dhe tha se Serbia dyshohet të jetë përfshirë në këto operacioni ndikimi në rajon.Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit