Një shtetas kosovar ka tentuar të kalojë nga pika Kufitare e Morinës një shumë prej 24.900 eurosh, të cilat sipas policisë ishin të pa deklaruara.
Ndaj I.Z., banues në Lipjan të Kosovës, ka nisur një hetim penal, teksa paratë u sekuestruan. 45-vjeçari teksa hynte në Shqipëri nga Kosova me automjetin tip ‘Benz’ është kaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar.
Nga kontrolli fizik iu gjetën rreh 24 900 euro që po tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar konform ligjit.
Ndaj tij ka nisur hetimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë.