Është dënuar me burgim përjetë nga Gjykata e Lezhës, Besnik Pjetri, personi i cili në gusht të vitit 2022 vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij.
Ngjarja ndodhi në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës, rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022, ndërsa viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç.
Dy palët kishin konflikte mes tyre për pasuritë dhe pronat, ndërsa siç është raportuar shkak i vrasjes u bë fakti se ata nuk lejonin Pjetrin të takonte 2 vajzat e tij.
Pjetri kishte 6 vite që ishte divorcuar me ish-bashkëshorten ndërkohë që janë prindër të dy vajzave.
Ky i fundit ka bërë dy vite burg në Itali pas denoncimeve të ish-bashkëshortes për shkak të konflikteve të shumta që kishin.