-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akademia e Manchester City në Durrës, Rama: Duam që të mblidhet ajka e talentit

Kryesoret

Është prezantuar sot projekti i kampusit sporti “Akademia e Manchester City në Durrës”, pjesë e secilës ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij ai nënvizoi se është arritur një kontratë ekskluzive për rajonet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa vlerësohet këtë Akademi si një shtysë frymëzuese për të rinjtë.

“Më vjen mirë që arritëm jo vetëm të kemi kontratë për ta ndërtuar këtu këtë akademi, por edhe të kemi një ekskluzivitet për të gjithë Ballkanin.

Ky është një kompleks që nuk bëhet dot vetëm dhe i falënderoj bashkëpunëtorët dhe në fund të fundit qëllimet e mira duhen përkthyer në marrëveshje të qëndrueshme juridike.

Falënderoj patjetër Presidentin që ka qenë që në fillim jo vetëm dashamirës, për ta mbështetur projektin me të gjitha atë që mund të bëjë Federata dhe kryesorja është që të promovojë këtë projekt dhe të ndihmojë në të gjitha klubet.

Ne duam që të mblidhet ajka e talentit që ka ky vend qysh në moshë të vogël në këtë sport që është sporti më popullor në botë” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit